Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë. Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj një vit më të madh. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka referuar materialet për 17-vjeçaren dhe nënën e saj pasi nuk i janë bindur urdhrit për t’u shoqëruar në komisariat.
“Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë