Aksident në aksin Lushnjë – Rrogozhinë, makina “fluturon” në ajër biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksion rrugor Lushnje – Rrogozhinë, ku mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi, Diamant Leka, 39 vjeç, drejtuesi i biçikletës, i cili si pasojë e plagëve të marra është nisur në spitalin rajonal të Lushnjes për marrjen e ndihmës mjekësore, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për këtë aksident të rëndë, dhe ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambientet e policisë për marrjen e deklaratës.


Shtuar 25.07.2021 14:08