Dritan Leli del nga SPAK, ja si u përgjigjet gazetarëve

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka dalë nga SPAK por nuk ka dhënë asnjë detaj.

Leli është pyetur nga gazetarët se nëse kishte ardhur për kallëzim apo nëse e kishte thirrur SPAK, Leli është përgjigjur se asnjëra prej tyre.

“Për më shumë pyesni në SPAK”,-  është shprehur kreu i bashkisë Vlorë lidhur me këtë çështje.

Ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama./albeu.com