Doli me varkë, mbytet 45-vjeçarin në Liqenin e Prespës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, në Liqenin e Prespës. Një shtetas ka dalë në Liqenin e Prespës me varkë, e cila është përmbysur duke i marrë  45-vjeçarit.

Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Stavri Vasilovski.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.09.2021 09:08