Dikur akuzohej se i preu veshin një turisti, si u qëllua me 20 plumba biznesmeni

Një atentat ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë ku një biznesmen i njohur në këtë zonë, Spiro Iljadhi, është qëlluar me breshëri armësh.

Nga ky atentat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm.

Biznesmeni Iljadhi është pronari i “Bar Orange” në qytetin bregdetar.

Emri i tij është lakuar edhe më parë në media, ku në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti.

Por ky lajm është mohuar nga vetë biznesmeni, i cili tha se në lokalin e tij nuk ka ndodhur asnjë sherr i tillë.

Dyshohet se mbi biznesmenin është qëlluar 20 herë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

 


Shtuar 20.06.2021 08:41