Covid nuk njeh rënie! Mësoni bilancin e 24 orëve të fundit

Covid 19 vijon të përhapet me shpejtësi.

Nga 5637 testime tw kryera sot, rezultuan 853 raste të reja, 4 humbje jete dhe 526 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 853 qytetarë, në këto bashki: 231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjakë, 7 raste në Shijak, Fier, Korçë, Kuçovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Poliçan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Roskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (02 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore       853

Të shëruar në 24 orë       526

Të shtruar në spitale       103

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5,637

 

Testime totale            1,059,241

Raste pozitive             148,222

Raste të shëruara         134,802

Raste Aktive                    10,915

Humbje jete                     2,505

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             4007

Shkodër          1906

Vlorë               883

Durrës             848

Fier                  750

Lezhë              648

Elbasan           569

Berat               417

Gjirokastër      276

Korçë               249

Kukës              196

Dibër                164/albeu.com


Shtuar 4.09.2021 18:12

Tags: