Bien vdekjet dhe rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 1341 raste të reja me Covid-19 dhe 3 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë shëruar 2163 pacientë ndërsa raste aktive janë 21,389.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5043 testime, 1341 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 2163 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5043 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1341 qytetarë, në këto bashki:

563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.

Janë 21,389 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1341

Të shëruar në 24 orë      2163

Të shtruar në spitale       145

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 5043

Testime totale              1,659,417

Raste pozitive                 257,082

Raste të shëruara             232,356

Raste Aktive                      21,389

Humbje jete                         3,337

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9669

Fier                 1868

Shkodër         1765

Vlorë                1488

Elbasan          1286

Gjirokastër      1124

Durrës             1101

Korçë               870

Berat                 886

Lezhë                815

Kukës                 305

Dibër                  212


Shtuar 29.01.2022 17:40