Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Astirit. Një makinë tip Audi është sulmuar me armë zjarri ndërkohë që ishte në semafor.
Dyshohet që brenda makinës gjendeshin dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se ka një viktimë, por ende nukë shtë konfirmuar zyrtarisht.
Zona e mbipopulluar është mbushur me autoambulanca ndërkohë policia është në kërkim të autorëve për të cilët ende nuk ka asnjë detaj.
vijon …/albeu.com/