Reperi i njohur, Fero është arrestuar pak më parë nga policia e Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se Fero është prangosur pas përleshjes që ka pasur me producentin, Jetmir Agaj.
Dyshohet se Fero bashkë me truprojen e tij kanë sulmuar producentin dhe menaxherin Jetmir Agaj.
Nga ana e tij, Agaj ka thënë se është goditur me revole në kokë nga reperi. /albeu.com/