Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Ramës (FOTO LAJM0

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar pak minuta më parë, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, Natyra Kuçi zëdhënëse e kësaj partie.

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e PSD’së, pasi të njejtët kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale.

Të njejtët fillimisht kishin hyrë në sallë ku po mbahej konferenca dhe kishin protestuar edhe jashtë.

Rikujtojmë se Darda Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, në qeverinë Rama. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 10:51