Arrestohet këngëtarja Elsa Lila

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Romë gjatë një operacioni antidrogë.

Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Në agim të së mërkurës, policia e Romës dhe Viterbos nisën zbatimin e  13 urdhër arresteve nga prokuroria.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri I Elsa Lila, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riccardino”) ishte pjesë e baterisë së urës Milvio nën. porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi automatet e organizatës në lokalet e qytetit.


Shtuar 16.03.2022 10:56