Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Gëzim Culaj. Culaj, biznesmen, akuzohet për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se mbi 31-vjeçarin rëndon një dënim me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:
Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. /albeu.com/