Dalin pamjet! Aksidenti i frikshëm në Shijak: 8 persona në spital, shoferi në polici (FOTO&VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në Shijak. Burimet bëjnë me dije se nga një përplasje mes dy mjeteve ku  kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një “Benz”, i cili u përplas me një motomjet me rimorkio, ku ndodheshin tetë persona.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes  janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.10.2021 21:07