Aksident në Tiranë, makina godet këmbësoren 62 vjeçare

Një aksident është regjistruar pak më parë në Kamëz, ku një 62 vjeçare është goditur nga një mjet që drejtoheh nga shtetasi M.H, 48 vjeç.

E moshuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2021, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen F. K., rreth 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 31.07.2021 22:22