Një aksident ka ndodhur në aksin Rrile-Lezhë, ku u përplasen dy automjete.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit Ndoc Nikolli, 66-vjec, i cilli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në trup. Ndërsa gruaja pasagjere në automjet është në gjendje të rëndë për jetën.
Të lidhura
None found
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 15:00 dhe makina ishte e tipit ” Opel”.
Policia po punon për shkaqet e aksidentit./albeu.com
