Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të Dajtit.
Sipas informacioneve të deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë pranë makinës së dëmtuar janë mbledhur qytetarë të rastit për të dhënë ndihmën ë parë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com