Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Vlorë-Llakatund. Një mjet është përplasur me një motor, dhe për pasojë, drejtuesi i motorit 69 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com