EMRI/ Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksidenti ka ndodhur pak më parë në Yzberisht, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Mësohet se viktima është Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 14:51