Bie për më shumë se 50% prodhimi i iPhone 12 në Indi, shkaku Covid-19

Prodhimi i Apple iPhone 12 në një fabrikë Foxconn në Indi ka rënë me më shumë se 50% sepse punëtorët e infektuar me COVID-19 u është dashur të lënë postet e tyre, thanë dy burime për Reuters.

Struktura e Foxconn në shtetin jugor të Tamil Nadu prodhon iPhone posaçërisht për Indinë, tregun numër 2 të smartfonëve në botë.

 

Tamil Nadu është një nga shtetet më të goditura në valën e dytë të koronavirusit që përfshiu Indinë. Zyrtarët vendosën një bllokim të plotë në shtet, duke mbyllur transportin publik dhe dyqanet, për të ngadalësuar përhapjen.

 

Më shumë se 100 punonjës të Foxconn kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe kompania ka ndaluar hyrjen në fabrikën e saj në kryeqytetin e Chennai deri në fund të majit, tha një nga burimet.

“Punonjësit lejohen të largohen vetëm por jo të hyjnë në objekt që nga dje. Vetëm një pjesë e vogël e prodhimit po mbahet.”

Më shumë se 50% e kapacitetit të uzinës ishin prerë, thanë të dy burimet, duke mos pranuar të përmendeshin pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.


Shtuar 11.05.2021 14:49