Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në rrugën dytësore të këtij aksi, një mjet me drejtues maqedonas ka përplasur një këmbësore, 66-vjeçare duke ndërruar jetë në spital.
Burimet bëjnë me dije se mjeti të cilin po drejtonte shtetasi maqedonas ishte një kamion.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/