Aksident me pasojë vdekjen në Divjakë

Një aksident ka ndodhur sot në Divjakë. Një 62-vjeçar, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 15:37