Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, 11 dhjetor, në Lushnjë.

Mësohet se 64-vjeçari S. V., banues në Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një person ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Golem.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 11.12.2023 18:32