Aksident me 5 të lënduar në Lushnjë, makinat përfundojnë në kanal (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar në kanal.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Çukas, janë përplasur automjetet tip “Land Rover” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit H. S., rreth 50 vjeç, banues në Berat dhe Q. P., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, dy pasagjerët në automjetin tip “Ford”, shtetasit O. T., dhe F. T dhe pasagjerja në automjetin tip “Land Rover”, shtetasja L. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident/albeu.com

 

 


Shtuar 7.09.2021 18:58