Shqipëria do të nisë vaksinimin masiv me vaksinat e ardhura nga Kina.
Qeveria i akordon 10 milionë dollarë Ministrisë së Shëndetësisë.
Burimet bëjnë me dije se kjo shumë është akorduar për të paguar vaksinat kineze.
Vendimi:
- Kryerjen nga Instituti i Shëndetit Publik të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
- Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD, të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
- Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, tëpërballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
- Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama VENDIM Nr. 175, datë 17.3.2021 PËR NGRITJEN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SPITALIT RAJONAL “MEMORIAL” NË FIER, SI PROJEKT PILOT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 37, të ligjit nr. 9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.