A ia kaloi Berishës? Kaq delegatë mblodhi sot Basha në Kuvendin Kombëtar

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur 5004 delegatë në Kuvendin Kombëtar që po mbahet LIVE në Pallatin e Kongreseve.

Rikujtojmë se me 11 dhjetor në “Air Albania” Sali Berisha mblodhi 4934 delegatë demokratë. Sipas shifrave duket sikur Lulzim Basha ka fituar me shifra mbi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shifra është zbuluar nga Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, referuar të dhënave zyrtare nga 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit.

“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë…”- tha Gjana.

VIJON… /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 14:06