75 vjeçarja bie nga ballkoni në Tiranë, humb jetën

Një grua 75 vjeç ka rënë aksidentalisht  nga ballkoni vetëm pak minuta më parë tek ish Stacioni i Trenit duke humbur jetën.

Ndërkohë po sot, një 10 vjeçar është përplasur nga një automjet dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetesja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 23.03.2021 08:03