Kosova e largoi nga ekipi për shkak se konsumoi alkol dhe u zu me një puntor? Reagon babai i Muric

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futboll ka larguar portierin Aro Muric nga grumbullimi për arsye disiplinore.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Muric ka konsumuar alkool dhe ka pasur një zënkë me njërin të Federatës së Futbollit.

Babai i portierit kosovar, Samir Muric ka reaguar në lidhje me veprimin e FFK-së dhe e ka arsyetuar at.

“Më besoni nuk e di sepse jam në Rozhajë, por nëse ata e kanë përzënë nga ekipi, patjetër që kanë të drejtë” ka thënë Muric për Indeksonline.

Me largimin e portierit të Willem II, trajneri Bernard Challandes duhet të zgjedh nga 3-shja e portierëve Samir Ujkani, Betim Halimi dhe Visar Bekaj.


Shtuar 23.03.2021 20:18