7 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19, 7 të shëruar dhe asnjë vdekje.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3138 testime, 7 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.

Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3138

Testime totale            804,762

Raste pozitive             132,521

Raste të shëruara       130,009

Raste Aktive                  56

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Shkodër       13

Elbasan        6

Durrës           5

Lezhë           3

Berat             2

Fier              1

Vlorë             1


Shtuar 30.06.2021 16:37