56-vjeçarja nga Peqini gjendet e pajetë në banesë

Një 56-vjeçare nga Peqini është gjetur e pajetë në banesën e saj, ku jetonte e vetme.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Lolaj të Peqinit.

Kanë qenë të afërmit e saj që kanë njoftuar policinë.

Shtetasja K.Ç paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 19:55