Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ditën e sotme.
Policia bën me dije se një 45-vjeçar është dërguar nga familjarët pa shenja jete në spital.
Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi 45 vjeç, banues në Ostren. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak./Albeu.com