10 ditë i vdekur, ekspertiza zbulon si u ekzekutua ish-shefi i drogës nga “miqtë” trafikantë

Janë zbardhur detaje të reja nga zhdukja dhe gjetja e kufomës së ish-shefit të Antidrogës, Rudolf Elezoviç në Ulqin.

Burimet bëjnë me dije se ish-shefi i drogës është qëlluar me një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë të paktën 10 ditë para gjetjes së tij.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç. Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

Një nga pistat që po qarkullonte në mediat malazeze ishte arratisja e Elezovic drejt SHBA, menjëherë pasi kuptoi se anëtarët e një grupi kriminal që kontrabanduan rreth dy tonë e gjysmë marijuanë dhe nxorën zbuluar një nga ‘lidhjet’ më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.

Dyshimet për lidhjet me trafikun e drogës lindën pasi ai përdori taktikën e kalimit të paligjshëm të kufirit që zakonisht përdoret nga kontrabanduesit. Sipas burimeve të “Dnevni novini”, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale, që janë në Shqipëri duke i siguruar atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person, i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezoviç i parandaloi ato dhe u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.06.2021 16:28