Zbardhet ngjarja e ndodhur ne fshatin Këllëz të Gjirokastrës, ku Panajot Janaqi 72 vjeç i vuri flakën bashkëshortes së tij ne oborrin e shtëpisë.
Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72 vjeçarit, i cili ka ndërmarrë veprimin ndaj gruas së tij në kushte tërësisht të pavetëdijshme. Gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia pasi kishte 5 vjet qe nuk ishte kthyer. Debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi.
Vetë i moshuari aktin e ndërmori në kushtet kur ishte i alkoolizuar. Debati lindi pasi i moshuari i kishte kërkuar llogari për mungesën e saj ne 5 vitet e fundit pasi ishte shoqëruar me dëshpërim të thellë, shkruan Ora News.
Gruaja i pati thënë se duheshin të holla për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme për të dhe vetë.
Mësohet se 72-vjeçari pas konfliktit të parë ka qëndruar i heshtur për tre orë dhe më pas ka rifilluar sërish debatin me të shoqen, për kësaj radhe me tone më të ashpra, kjo dhe nën ndijimin e alkoolit që kishte marrë.
Gruaja i ishte shmangur debatit të dytë duke u larguar ne oborr. Me pas i moshuari rrëmbeu një bidon me benzinë që mbante në plevicë duke spërkatur të shoqen dhe njehkohësisht ndezi çakmakun.
Mirëpo gjatë këtij veprimi ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten çka edhe vetë mori flakë. Menjëherë policia është njoftuar nga komshijtë aty afër .
Policia e Gjirokastrës konfirmon se 72-vjeçari kishte shfaqur edhe më parë probleme dhe konflikte me të vëllanë ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Për këtë qëllim policia i mori armën e zjarrit vitin e kaluar,që 72-vjeçari e kishte me leje.
Në dëshminë e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur pendesën duke u justifikuar se ishte nën efektin e alkoolit. Deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin e tij, pasi ndodhet i shtruar në spital së bashku me të shoqen.