Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuco ka folur në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, duke thënë se ish-presidenti e dinte se do i viheshin prangat.
Sipas ekspertit, Meta ka pasur dijeni që hetimet kishin përfunduar. Ai thotë që dokumenti për arrestimin e tij është vulosur që në gusht dhe se “janë dy persona në Austri që kanë dhënë të dhëna dhe informacione”.
“E dinte që do arrestohej, është thirrur së bashku me bashkëshorten. Është marrë dhe celulari ai i dinte këto. E dinim të gjithë që do arrestohej. Ishte thënë për në korrik, u vulos në gusht”, tha Karamuço.
Karamuco u shpreh se efektivët nuk kanë pasur armë dhe se janë prezantuar para Metës, por ai menjëherë ka kundërshtuar dhe ka nisur t’i ofendojë.
Ai tregon se kreu i Partisë së Lirisë është kapur te timoni dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti, më pas ka goditur me shkelm makinën.
“Kanë pretenduar është ndjekur gjatë gjithë kohës. Është zgjedhur kur është rënduar trafiku. I është afruar dikush, i ka thënë “policia”.
I kanë thënë që ka një vendim gjykate. Menjëherë Meta ai i ka thënë ju jeni policia e “trafikut”, policia e “Mc Gonigal”.
Më pas është kapur te sodilja dhe timoni që mos dilte. Majde është treguar agresiv dhe ka gjuajtur dhe me shqelma. Ai ka sharë dhe ofenduar vazhdimisht policët. Asnjë nga personat nuk ka pasur kamera. Kamer ka pasur edhe një makinë”, tha ai ndër të tjera për “Top Story”.