Kanë dalë detaje të reja mbi aksidentin tragjik të përplasjes së dy trenave në Greqi ku humbëjn jetën 57 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, drejtuesi i IC 62, ka telefonuar mikun e tij pak para përplasjes, për të mësuar nëse ndodhej në trenin 63503.
Mediat raportojnë se makinisti fatkeq e kishte kuptuar se diçka po ndodhte me funksionimin e dy linjave dhe donte të konsultohej me kolegun e tij për të parandaluar përplasjen.
Në të njëjtën kohë, mësohet se shefi i stacionit ishte i patrajnuar, pasi dyshohet se 59-vjeçari nuk dinte tabelën e sinjalizimit të stacionit.
Siç thonë njerëzit që kanë punuar prej vitesh në këtë linjë hekurudhore, pozicioni i shefit të stacionit kërkon njohuri të shkëlqyera të sistemit të menaxhimit të sinjalizimit.
Por, për fat të keq, 59-vjeçari nuk kishte njohuri, dhe as nuk ishte trajnuar.