E dinit? Burri i Balina Bodinakut është analisti i famshëm që shihni në çdo emision (FOTO LAJM)

Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani, Balina Bodinaku është rikthyer dhe madje dy herë në javë, si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Por a e dini kush është partneri i saj?

Pikërisht analisti shumë i njohur Andi Bushati.

Të dy figura shumë të njohura të ekranit shqiptarë, por shumë heremetik për jetën private, saqë një pjesë e mirë e publikut nuk janë në djeni për marrëdhënien e tyre, shkruan Albeu.com.

Para disa vitesh Balina ka folur për herë të parrë për Andi Bushatin në një emision ku ka zbuluar historinë e njohjes së ty.

“Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.”

“Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…”

Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kish thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.

Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë. Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.

“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:

“Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.”

Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.

Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh: “Po ti more, ke gjak apo s’ke gjak?”.

Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.


Shtuar 17.11.2021 12:39