Një 55-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Bëhët fjalë për Fëllëzë Saliaj, banuese në Patos, e dënuar me 7 vite burg nga gjykata e Apelit në Fier.
Ajo u arrestua teksa po hynte në Shqipëri.
‘Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.’- njofton policia.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier./albeu.com