E dehur në timon, 37-vjeçarja shkakton aksidentin me 6 të plagosur në rrugën e Rinasit

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 37-vjeçare, pasi akuzohet se një natë më parë, shkaktoi një aksident ku u plagosën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën e Rinasit.

Mësohet se 37-vjeçarja me iniciale N.V, sipas policisë, po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ajo u përplas me një tjetër makinë dhe për pasojë të gjithë personat që ndodheshin në të, mbetën të plagosur.

Njoftimi:

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan N. V., 37-vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37-vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.


Shtuar 24.01.2024 14:24