Ataku që pësoi mesfushorin danez, Kristian Eriksen, mbrëmjen e djeshme në fushë ka tronditur botën e futbollit. Eriksen qëndroi për disa minuta pa ndjenja, ndërsa mjekët i kanë bërë arrest kardiak.
Në stadium ka qenë edhe gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve ka zbritur në fushë të shohë gjëndjen e së shoqes.Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë.
Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.