E burgosën për grabitje dhe dhunë, i jep fund jetës në qeli 46-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Sabbiones në Itali.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, një i burgosur shqiptar, 46 vjeç i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut.

46-vjeçari përfundoi në burg fillimisht për tentativë grabitje e më pas për dhunë në familje.

Pavarësisht ndihmës së punonjësve të shëndetësisë dhe policisë së burgjeve, ai humbi jetën.

Zbulimi tragjik u bë mëngjesin e sotëm në orën 10:30.

“Jemi të tronditur dhe të thyer. Një i burgosur humb jetën në burg është një disfatë për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e parë”, tha Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë penitenciare.


Shtuar 13.02.2024 09:44