Jose Mourinho rikthehet në Tiranë. Këtë herë për një sfidë miqësore që Roma do të luajë në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e 12 gushtit përballë Partizanit.
Detajet nuk janë bërë të ditura ende, por ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale për miqësoren e luksit që kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndaj verdhekuqve të Romës.
Kjo nuk do të jetë e vetmja miqësore ‘e nxehtë’ gushti për klubet shqiptar, pasi një ditë më vonë në Itali, Egnatia do të përballet me Interin.