E bleu për qen, por i doli dhelpër, kafsha fut pronarin në sherr me komshinjtë për pulat (VIDEO)

Një familje nga Peruja tregon historinë sa për të qeshur aq edhe të trishtë.

Ata kishim vendosur të blinin një qen të vogël dhe e morën, por me kalimin e kohës kuptuan se kishin marrë një dhelpër.

Dhelpra filloi të sulmonte pulat në fshat dhe kafshët e tjera të dobta.

Sotelos e bleu kafshën në një dyqan në periferi të qytetit për 13 dollarë, por ishin fqinjët që me kalimin e kohës filluan të ankoheshin për kafshën e quajtur “Run” pasi ajo nisi të bënte kërdinë mes pulave, rosave e derrave.

“Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se ajo hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tre ditë më parë, një e moshuar vendase erdhi dhe tha se kishte ngrënë pulat,” tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters./albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 14:17