11-vjeçari i plagosur nga 17-vjeçari me iniciale R. C. 17 vjeç pasditen e sotme mësohet se është dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës në rrethana ende të paqarta.
I mituri ndërkaq është dërguar fillimisht në spitalin e Pukës për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas u nis drejt Tiranës.
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale ku po punohet edhe për kapjen e autorit.
Megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen./albeu.com