Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në anije, mbi 20 turistë dërgohen në spitalin e Vlorës

Mbi 20 turistë kanë mbërritur me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur kur ata kanë konsumuar ushqim gjatë turit me një anije turistike.

Sakaq, pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia.

 


Shtuar 25.08.2023 20:05