Një 36 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë pasi dyshohet se ka plagosur Marjus Xhafën.
Shtetasi i ndaluar është me inicialet E.C dhe banues në Kavajë.
Ai do të hetohet për një sërë akuzash si “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, dhe “armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ngjarja:
Ky shtetas me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./albeu.com