Dyshohet se morën ryshfet, arrestohen policët në doganën e Hanit të Hotit

Policët kufitarë në doganën e Hanit të Hotit, Nikola Janiçiq, Zoran Radonjiq, Igor Zhivkoviq, Enver Drešaj, Momo Popivoda, Ivan Boljeviq, Vaso Radunoviq dhe Dragoman Millosheviq janë arrestuar sot.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Vijesti, ata janë arrestuar në pikën kufitare Bozhaj.

Sipas të njëjtave informacione, oficerët e policisë kufitare dyshohen për marrje ryshfeti.

Nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Podgoricë është bërë e ditur se ky institucion ka lëshuar urdhër për arrestimin e tetë policëve kufitar.

“Në rastin që po procedohet në këtë prokurori për veprën penale të marrjes së ryshfetit, Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka lëshuar urdhër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Policisë që tetë zyrtarë policorë t’i privojë nga Sektori i Policisë Kufitare (J.N., R.Z., Ž.I., E.D., P.M., B.I., R.V., dhe M.D.)”, thuhet në njoftimin e ODT-së në Podgoricë.


Shtuar 23.04.2024 12:22