Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, përfundon në pranga 55-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 55-vjeçar në kryeqytet pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Raportohet se 55-vjeçari me iniciale A. T. është vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndërsa identiteti i të miturës apo detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.11.2022 16:38