Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Malësi të Madhe. Në në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, rrjedha e ujit të përroit ka marrë përpara një mjet ku ndodhej drejtuesi bashkë me vajzën dhe djalin e tij.
Policia njofton se vajza ka mundur të dalë nga makina, ndërsa ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit. Policia po kërkon për ta, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën.
Siç shihet dhe nga pamjet, makina është mes ujit, dhe po punohet për nxjerrjen e saj. Ndërsa polumbarët janë në kërkim të babë e bir./albeu.com