Një 29-vjeçar është ndalur nga policia e Pogradecit, në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 12-vjeçare.
Policia bën me dije se e mitura, në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me 29-vjeçarin, me iniciale K. T.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, njofton policia.