Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Llogara, ku një person është gjetur i djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’ këtë të hënë.

Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Berati.

Më herët, u raportua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të të riut, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veten brenda në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.


Shtuar 15.12.2025 17:29