Një 45-vjeçar në Fier ka përfunduar në prangat e policisë.
Komunikata zyrtare e policisë thotë se shtetasi me inicialet E.M., 45-vjeç rezulton është banues në fshatin Fier Shegan.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, teksa kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Fier Shegan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”, sqaron policia.